08:13 / 24.02.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite do të ketë vranësira lokale, si dhe do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 21 gradë celcius, transmeton Telegrafi.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Koha e nxehtë do të shkaktojë edhe shkrirjen e borës në pjesët më të larta malore./























