Sulm fizik në Gostivar, shkak mosmarrëveshjet në trafik
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulm fizik në Gostivar, shkak mosmarrëveshjet në trafik

Siç njoftojnë nga policia, me 23-shkurt në ora 16.00, personi D.M. (47) nga fshati Vërtok i Gostivarit në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën Vërtok-Gostivar është sulmuar nga 31-vjeçari B.H. nga fshati Duf.

Gjatë sulmit, sipas raportit B.H. gjithashtu kishte përdorur një mjet prej druri, ku sulmit i ka paraprij një grindje mes tyre lidhur me mosmarrëveshje në trafik, transmeton Telegrafi.

I denoncuari B.H. pak më vonë ka ardhur në Stacionin Policor Gostivar dhe merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota