11:35 / 25.02.2021
RMV/ Filipçe: Mund të ketë shtrëngim të masave, por jo për momentin
Pas rritjes së numrit të rasteve me kovid në ditët e fundit, ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së veriut, Venko FIilipçe paralajmëroi se janë të mundshme shtrëngimi i masave, por jo për momentin.
Dje, 21% nga të testuari kanë qenë pozitiv, ndërsa janë duke u mbushur kapacitetet spitalore, transmeton Gazeta Express.
Me të vërtet ka rritje të numrit të infektuarve. Në ASHAM po vazhdojnë hulumtimet, por dje kam biseduar edhe me laboratorin në ‘Zhan Mitrev’ ku edhe atje 70% nga mostrat janë në lloji britanik, i cili u dëshmua se përhapet më shpejtë”, ka deklaruar Filipçe,























