Qeveria boshnjake revoltohet për vonimin e vaksinave nga COVAX

Qeveria boshnjake revoltohet për vonimin e vaksinave nga COVAX

Qeveria boshnjake denoncoi të enjten vonesat e skemën globale të vaksinave Covax, pasi infeksionet u përkeqësuan në vendin që ka marrë shumë pak doza për imunizim.

Qeveria boshnjake tha se ishte informuar se Pfizer po kërkonte të dhëna të mëtejshme për zinxhirin e tyre ftohës dhe për procedurat administrative për shpërndarjen e vaksinave. Vaksinat e Pfizer duhet të mbahen të ftohura gjatë transportit dhe gjatë ruajtjes, që të jenë efektive, transmeton syri.net.

Por autoritetet boshnjake kanë hedhur poshtë atë që ata e shohin si një pretekst për të shtyrë dorëzimin deri në prill të dozave që duhet të mbërrinin në tremujorin e parë të vitit.

Deri më tani Bosnja ka marrë vetëm 2,000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, të cilat i porositi direkt.

"Nuk është e vërtetë që Bosnjës i mungon kapaciteti për të marrë përgjegjësinë e vaksinës. Është thjesht një justifikim, ”tha Milorad Dodik, mbajtësi aktual i presidencës trepalëshe të rradhës të Bosnjës.

Pas takimit me udhëheqës të tjerë kombëtarë, ai evokoi mundësinë e padisë ndaj Covax për dëmet "nëse nuk respektohen afatet e rëna dakord".