Përplasje në mes protestuesve dhe Policisë

Përplasje në mes protestuesve dhe Policisë

Ka eskaluar situata në protestat për rastin “Monstra” në Shkup.

 

Protestuesit e kanë humbur durimin, pasi policia nuk i lejon t’i afrohen objektit të Qeverisë së Maqedonisë.

Siç raportohet, edhe një policë ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa të njëjtit i është dhënë ndihmë mjekësore.

Organizuesit e protestave vazhdimisht bëjnë thirrje për qetësi, duke kërkuar që policia ta lirojë rrugën.

Plani i protestuesve është që të marshojnë drejt Gjykatës dhe Qeverisë, por të njëjtit janë ndaluar tek “Mavrovasja”.