17:54 / 01.03.2021
Greqi, 1176 raste të reja dhe 30 viktima nga COVID-19
Greqia ka regjistruar 1 176 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat katër u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Gjithsej, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë është 192 270.
Në shtatë ditët e fundit, 45 raste të konfirmuara kanë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2 443 me raste tashmë të konfirmuara.
Gjithsej 406 pacientë janë në ventilator në të gjithë vendin. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.
EODY raportoi edhe 30 vdekje të tjera nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 6 534.
Mosha mesatare e infektimeve të reja është 44, ndërsa e viktimave ishte 79./atsh























