Dortmundi shet Sanchon, kjo është arsyeja
BKT
Sport

Dortmundi shet Sanchon, kjo është arsyeja

Klubi gjerman, Borussia Dortmund duket se është gati të heq dorë nga ylli i tyre, Jadon Sancho, raportojnë mediat gjermane.

Sancho, i cili po bën një sezon të madh me ‘milionerët’ e Gjermanisë, me gjasë në fund të sezonit, do ta mbyll aventurën me Dormundin.

Kriza ekonomike për shkak të pandemisë Covid-19, që ka prekur shumë klube të botës, duke se nuk e ka kursyer as Dortmundin.

Siç raportohet, arsyeja ekonomike do të jetë shkak që Sancho të largohet nga Dortmundi.

“BVB më sa duket ka vendosur. Jadon Sancho do të shitet në verë për arsye ekonomike”, shkruajnë mediat gjermane.

Ndryshe, lojtari prej kohësh monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin.