Gjobiten 154 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjobiten 154 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 154 gjoba, prej të cilave: 28 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 51 për parkim të parregullt.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota