Shkup: Gjoba për 183 shoferë dhe 30 këmbësorë

Shkup: Gjoba për 183 shoferë dhe 30 këmbësorë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 183 gjoba, prej të cilave: 29 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina të paregjistruara ose teknikisht të parregullta, transmeton Telegrafi.

“Janë shqiptuar edhe 30 gjoba për këmbësorët të cilët kanë shkelur rregullat në trafik, 7 gjoba të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 7 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 50 gjoba për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.