14:31 / 03.03.2021
RMV/ Avokati i Popullit: Do ta ndjekim procesin e regjistrimit
Zyra e Avokatit të Popullit informon qytetarët se në mënyrë aktive do të ndjekin procesin e regjistrimit të popullsisë, gjatë gjithë periudhës, prej 1 mars deri 21 prill.
Prej atje ju bëjnë thirrje qytetarëve që mendojnë se ju mohohet e drejta për e tyre, të dorëzojnë ankesë në adresën elektronike: [email protected], transmeton Telegrafi.
“Avokati i Popullit pas ankesave të dorëzuara do ta zbatojë procedurën e nevojshme dhe do të informojë qytetarët në kohë”, thuhet në njoftim.























