Suad Sahiti i bashkohet vëllait tek Sibenik
BKT
Sport

Suad Sahiti i bashkohet vëllait tek Sibenik

Suad Sahiti është zyrtarisht lojtar i Sibenikut. Mesfushori i avancuar kosovar i bashkohet klubit të vëllait të tij Emir Sahiti.

 Lajmin e transferimit të talentit kosovar e ka publikuar vetë klubi kroat me anë të një postimi në profilin e saj në “Facebook”.

26-vjeçari më herët ka veshur fanellën e Hajvalisë, Skënderbeut, Rabotniçkit, AEL Larisa, Septemvri Sofia, Uisla Plok dhe Zrinjski Mostar.

Te Sibenik luan Emir Sahiti, që është vëllai i tij.