Maqedoni e Veriut: Brenda një dite 659 gjoba për mosmbajtje të maskave
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni e Veriut: Brenda një dite 659 gjoba për mosmbajtje të maskave

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 659 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota