Maqedoni: Dje 644 gjoba për mosmbajtje të maskave
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni: Dje 644 gjoba për mosmbajtje të maskave

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 644 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota