10:32 / 10.03.2021
Mbyllet një lokal në Gostivar, arrestohet pronari dhe disa shtetase te huaj
Gjatë ditës së djeshme (09.03.2021) në ora 20:30 policia në bashkëveprim me inspektorët shtetëror të tregut kanë kryer kontroll në një lokal në fshatin Negotinë të Gostivarit, në pronësi të S.T. 21 vjeç, nga po i njëjti fshat.
Gjatë kontrollit në objekt janë takuar 30 persona, mysafir, grupi muzikor dhe 13 femra (5 shtetase të huaja dhe 8 shtetase të RMV) të cilat i kanë argëtuar mysafirët, dhe është konstatuar se nuk janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, transmeton Telegrafi.
Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.























