Filipçe: Do të vlerësohet situata nëse ka nevojë për masa shtesë
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp njoftoi se gjatë ditës së sotshme do të mblidhet Komisioni i Sëmundjeve Infektive, me çka do të shihet nëse ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19.
“Tani kemi mbledhje me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive sa i përket numrave dhe trendeve që janë aktuale, çdo ditë e ndjekim situatën, kështu që do të shohim nëse ka nevojë për masa shtesë”, tha mes tjerash Filipçe, transmeton telegrafi.
Filipçe tha se beson që masat aktuale, respektivisht ora policore nga ora 22:00 do të jep rezultate dhe se situata me pandeminë stabilizohet.
“Unë besoj se këto masa do të japin rezultate. Mendojmë se të rinjtë si një grup e qytetarëve që kanë qenë aktiv dhe shumë shpesh kanë komunikuar edhe pas mbylljes së objekteve gastronomike, kanë qenë vektor serioz i transmetimit të virusit, për këtë arsye mendoj se në 10 ditët e ardhshme do të ketë ndryshim”, tha mes tjerash ministri Filipçe.























