11:25 / 12.03.2021
Qipro ndërton barrierë kilometrike për frenimin e migrantëve
Qeveria e Qipros po ndërton një barrierë për të parandaluar migrantët dhe refugjatët të kalojnë pjesën veriore të ishullit.
”Nikozia tashmë e ka informuar Bashkimin Evropian për planet e saj”, njoftoi radioja shtetërore qipriote RIK.
Barriere fillimisht do të jetë e gjatë 11 kilometra.
Imazhet e gardhit me tela me gjemba në perëndim të Nikozisë u treguan në median qipriote.
Zyrtarët e sigurisë kanë mbledhur vazhdimisht refugjatë dhe migrantë, shumica e të cilëve vijnë nga Siria dhe Afganistani përmes Turqisë në pjesën veriore të ishullit.
Numri i refugjatëve dhe migrantëve që mbërrijnë në Qipro është rritur në mënyrë dramatike në vitet e fundit.























