17:43 / 13.03.2021
Bayern fiton në udhëtim ndaj Bremen
Bayern Munchen ka fituar bindshëm ndaj Werder Bremen të shtunën në ndeshjen e vlefshme për Bundesligë.
Ndeshka ka mbaruar me rezultatin 1 - 3.
Leon Goretzka, Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski kanë realizuar për Bayernin. Golin e vetëm për Bremen e ka shënuar Niclas Fuellkrug.
Pas kësaj fitore Bayern ka përforcuar pozitën e parë me 58 pikë, derisa Bremen gjendet në vendin e dymbëdhjetë.























