Greqi, sërish rekord viktimash, 52 vdekje ditore nga COVID-19
Greqia konfirmoi 2 512 rarste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, me shtatë nga këto të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Deri më tani, Greqia ka konfirmuar 219 521 raste që nga fillimi i pandemisë.
Në rastet e konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 57 prej tyre konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 2 082 me rastet tashmë të konfirmuara.
Gjithsej, janë 545 pacientë në ventilator në spitale.
Për më tepër, 444 pacientë me COVID-19 janë pranuar në spital në 24 orët e fundit, një rënie prej 4,31 % që nga dita e mëparshme.
EODY, gjithashtu, njoftoi edhe 52 vdekje të reja, që e çon numrin e përgjithshëm të tyre në 7 038.
Mosha mesatare e rasteve të reja është 44 vjeç dhe i viktimave 79./atsh























