15:29 / 16.03.2021
Maqedoni: Nesër mblidhet KSI-ja, do të shqyrtoj situatën epidemiologjike
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se nesër Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) do të mbaj mbledhje në të cilën pritet të rishikohet situata epidemiologjike në vend.
Ministri Filipçe tha për “Alsat” se ende nuk dihet për çfarë masa të reja do të bëhen rekomandimet, por se të gjitha mundësitë janë të hapura.























