Bayern dhe Chelsea prekin çerekfinalet, bien Atletico e Lazio
BKT
Sport

Bayern dhe Chelsea prekin çerekfinalet, bien Atletico e Lazio

Bayern Munich dhe Chelsea janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League.

Skuadra bavareze fitoi edhe sfidën e kthimit ndaj Lazios në shifrat 2-1. Leëandoëski zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të nga pika e bardhë, ndërkohë që Choupo-Moting dyfishoi në të 73-tën. 8 minuta nga fundi i sfidës Parolo shkurtoi diferencën, por që do të kishte pak vlera.

Chelsea triumfoi 2-0  në “Stamford Bridge” kundër Atletico Madrid. Edhe pse skuadra e Simeones po luante më mirë, Blutë e Londrës do të realizonin me një kundërsulm që u finalizua nga Ziyech.

Atletico tentoi të rikthehej në lojë për kualifikim, por nuk ja doli që të shënonte. Savic ua vështirësoi misionin në minutat e fundit pas ndëshkimit me karton të kuq.

Në fundin e shtesës, Emerson që më prekjen e parë të topit pas futjes në fushë arriti që të shënonte.