Maqedoni: 23 shkelje të orës policore, 455 gjoba për mosmbajtje të maskës
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni: 23 shkelje të orës policore, 455 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 23 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 455 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota