08:03 / 19.03.2021
Nuk përjashtohet mundësia e karantinës në Maqedoni
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për TV24 deklaroi se nuk përjashtohet mundësia për karantinë në vend.
Sipas tij, të rinjtë nuk i respektojnë masat parandaluese dhe vazhdojnë me komunikim dhe kjo bën bartjen e virusit, transmeton Telegrafi.
Filipçe thotë se gjatë periudhës që vjen do të shihen rezultatet e orës policore.
Ndryshe, ora policore në Maqedoni filloi nga java e kaluar dhe do të zgjasë deri më 22 mars.























