Greqia nuk gjen paqe, lëkundje të forta tërmeti
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqia nuk gjen paqe, lëkundje të forta tërmeti

Greqia prej disa ditësh nuk po gjen qetësi për shkak të lëkundjeve të tokës.

Një tërmet i madhësisë 4.3 të shkallës rihter është regjistruar rreth orës 21:39. Epiqendra ka qenë rreth 17 km nga Tyrnavos dhe 31 km larg nga Larisa.

Sipas mediave greke, banorët janë alarmuar duke dalë në rrugë.

Më 3 mars një tërmet i madhësisë 6.2 të shkallës rihter shkundi Greqinë, duke dëmtuar shumë ndërtesa dhe duke krijuar panik te banorët. Që prej asaj dite qindra lëkundje janë shënuar.

Lexo edhe: Foto/ Tërmeti “shkund” Greqinë, qytetarët mbushin rrugët të frikësuar


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota