Matoviç ofron dorëheqjen për t’i dhënë fund krizës së koalicionit
BKT
Rajoni dhe Bota

Matoviç ofron dorëheqjen për t’i dhënë fund krizës së koalicionit

Kryeministri sllovak, Igor Matoviç ka rënë dakord të japë dorëheqjen në kushte të caktuara, duke ofruar një rrugëdalje nga bllokimi i një koalicioni të shkaktuar nga një mosmarrëveshjet mbi menaxhimin e krizës së koronavirusit.

”Matoviç ofroi të largohet si kryeministër dhe të mbetet në kabinet vetëm si ministër”, sipas agjencisë TASR.

Ndër të tjera, 47-vjeçari vuri kushtin që ministri i Ekonomisë, Richard Sulik dhe ministrja e Drejtësisë, Maria Kolikova të largohen plotësisht nga qeveria.

Të dy u përkasin përkatësisht partive të koalicionit ”Liria dhe Solidariteti” dhe ”Për Popullin”.

“Ne e konsiderojmë absolutisht të domosdoshme që Richard Sulik të largohet nga qeveria në mënyrë që të sjellë paqe në kabinet”, tha Matoviç në emër të partisë së tij.

Mosmarrëveshja me partnerët e koalicionit shpërtheu kur Matoviç siguroi në mënyrë të njëanshme vaksinën ruse Sputnik V, duke zemëruar partnerët e tij të koalicionit, të cilët kishin dashur të prisnin miratimin e vaksinës nga BE.

Konservatoro-populisti Matoviç është kryeministër i Sllovakisë që prej një viti./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota