Arrestohet një person nga Gostivari, dyshohet se përgatiti teste false PCR
BKT
Rajoni dhe Bota

Arrestohet një person nga Gostivari, dyshohet se përgatiti teste false PCR

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar, sot (23-mars) ngriti kallëzim penal kundër personit E.M, (45) nga Çegrani i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “abuzim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, i dënueshëm sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Nga SPB Tetovë thonë se i njëjti dyshohet se më datë 7 dhe 9 të këtij muaji, si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ka përgatitur “teste negative PCR” false për dy persona dhe për të njëjtat kanë paguar njëri 3000 kurse tjetri 1500 denarë ose gjithsej 4500 denarë, të cilëve ju nevojiteshin për udhëtime jashtë vendit, transmeton Telegrafi.

“I dyshuari E.M. i cili dje (22-mars) është privuar nga liria dhe është mbajt në Stacionin Policor Gostivar, ndërsa me akuzën penale sot (23-Mars) do të dërgohet para Prokurorit Publik”, thonë nga SPB Tetovë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota