Për një ditë janë regjistruar mbi shtatë mijë mërgimtarë në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Për një ditë janë regjistruar mbi shtatë mijë mërgimtarë në Maqedoni

Enti Shtetëror për Statistika informon se mërgata e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar me procesin e regjistrimit.

Siç thonë nga ESSH, brenda një dite janë regjistruar 7.102 shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 137.111, transmeton Telegrafi.

“I ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë të shfrytëzojnë rastin dhe t’u përgjigjen pyetjeve në aplikacion. Për çdo paqartësi në lidhje me metodologjinë e regjistrimit ose ndonjë problem teknik, Enti Shtetëror i Statistikave është në dispozicion të tyre me linjat e hapura të komunikimit në dispozicion në faqen e internetit Popis2021.stat.gov.mk”, thonë nga ESHS.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë ka nisur më 1 mars, ndërsa do të përfundojë më 21 prill


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota