14:51 / 24.03.2021
Vetëregjistrohen 137.111 persona nga diaspora
ESHS-ja sot në mëngjes ka njoftuar se deri më tani jabë regjistruar 137.111 persona nga diaspora. Situata e sotme tregon se brenda një dite janë regjistruar 7.102 shtetas të RMV-së.
Nga ESHS-ja u kanë bërë thirrje mërgimtarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë dhe t`u përgjigjen pyetjeve në aplikacionin për vetëregjistrim.
Lidhur me problemet teknike, qytetarët mund të drejtohen në linjat e hapura për komunikim në ueb-faqen: Popis2021.stat.gov.mk
Personat që jetojnë jashtë vendit mund të vetëregjistrohen përmes ueb-aplikacionit deri më 21 Prill. Për këtë kategori të qytetarëve regjistrimi ka filluar më 1 Mars. /KlanMacedonia























