09:17 / 29.03.2021
Komunikacioni në Maqedoni pa ndalesa, kryesisht nëpër rrugë të thata
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjedisit urban është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, transmeton Telegrafi.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./























