Vlera e Kombëtares së Spanjës, 11 herë më e madhe se e Kosovës
BKT
Sport

Vlera e Kombëtares së Spanjës, 11 herë më e madhe se e Kosovës

Pas humbjes 0:3 ndaj Suedisë, Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar në Sevilla, për ndeshjen që do ta zhvillojë të dielën ndaj Spanjës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

Por, tani “Dardanët” do të kenë përballë një ekip të një kalibri edhe më të madh sesa që ishte Suedia.

Vlera e ekipit të Spanjës shkon në 855 milionë euro, më shumë se 11 herë më e lartë se ajo e Kosovës.

Vlera e përgjithshme e “Dardanëve” kap vlerën e 77.2 milionë eurove, transmeton GE.

Ndeshja e të dielës është e fundit për Kosovën në muajin mars, teksa nuk do të ketë më ndeshje për kualifikime në Kampionat Botëror deri në shtator.