Vdesin dy lehona nga koronavirusi në Maqedoni
Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën dy lehona nga coronavirusi nga ku një ka humbur jetën në “Karil” dhe tjetëra në spitalin “8 shtatori’.
“Dy lehona kanë humbur jetën, por jo në klinikën tonë. Një lehonë është e moshës 33 vjeçare nga Dellçeva. Ajo lindi një djalë të shëndoshë që ndodhet në shtëpi. Në ditën e hopsitalizimit, më 9 mars erdh me test negativ i cili është bërë në Dellçevë. Më 10 mars kishim rezultate pozitive.
Më 11 mars gjendje u përkeqësua dhe u dërgua në spitalin ‘8 shtatori’”, tha drejtorja e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë, Viktorija Jovanovska.
Për lehonën e dytë nga Shkupi, Jovanova tha se është çuar në Klinikën Infektive, ndërsa foshnja e saj po lufton me jetën.
“Lehona e dytë është e moshës 32 vjeçare. Gruaja është çuar në Klinikën Infektive më 20 mars në gjendje të rëndë dhe vetëm disa orë pas lindjes, për shkak të gjendjes së përkeqësuar është çuar në KARIL. Foshnja e paralindur ndodhet në kujdes intensiv dhe është në gjendje kritike”, tha Jovanovska./EO
Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez Laya në një deklaratë për radion spanjolle Onda Cero u bëri thirrje qytetarëve spanjollë që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos udhëtojnë nëse nuk është e nevojshme në këtë periudhë ku pandemia është intensive.
Ajo ka kritikuar shtetasit spanjollë që kanë shkuar në Marok pavarësisht rekomandimeve për të mos udhëtuar në periudhën e pushimit të Pashkëve.
“Edhe ata kanë vendosur ndaj nesh kufizime ashtu sikurse ne kemi vendosur për vendet e tjera. Kur ndodh kjo është e padobishme të telefonosh qeverinë dhe të kërkosh që të zgjidhë problemin”, tha Laya.
“Pavarësisht çdo gjëje ne do të ndërmarrim iniciativat e nevojshme për rikthimin në vend të shtetasve spanjollë që kanë mbetur në Marok. Por nuk duhet të harrojmë një gjë, e cila është se si qytetarë duhet të mbajmë një përgjegjësi të madhe. Në një kohë kur në kufij ka pasiguri kaq intensive është më mirë të qëndrohet larg udhëtimit”, deklaroi ajo.
Për shkak të variantit të ri COVID-19, Maroku mori vendimin që të pezullojë fluturimet me shumë vende përfshirë Spanjën, Francën, Algjerinë, Egjiptin, Greqinë, Finlandën, Libanin, Norvegjinë, Poloninë, Kuvajtin, Malin, Ganën, Republikën Demokratike të Kongos, Guinenë dhe Libinë./Tch























