Numra të lartë me të infektuar të rinj me COVID-19 dhe të vdekur në RMV
Sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve që shërohen në Shkup dhe nëpër spitalet e vendit është 1.581 dhe ka rreth 260 shtretër të lirë.
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, sipas paralajmërimit të Filipçes, dje duhej të mbajë mbledhje, por ai theksoi se nuk duhet të ketë masa të reja për shkak se është konstatuar se kufizimet shtesë nuk do të japin efekt, transmeton Telegrafi.
“E pamë se çfarë po ndodh në shumë vende. Edhe në vendet ku kishte më shumë kufizime kishte valë të fuqishme. Karantinat disa ditëshe nuk dhanë asnjë efekt dhe vërteton tezën se kur infektim të gjerë e vetmja gjë që mund të bëni është që të respektohen masat e tashme”, tha Filipçe.
Ndryshe, në Maqedoni ka 19.262 raste aktive me COVID-19, ndërsa vetëm dje u regjistruan 1.511 raste të reja dhe 32 të vdekur.























