22:54 / 06.04.2021
Real Madrid e kryen gjysmën e punës në ndeshjen e parë
Real Madrid ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke triumfuar 3-1 ndaj Liverpoolit të Jurgen Klopp.
Mbretërit e dominuan fraksionin e parë të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’, ku i shënuan dy gola.
Vinicius Jr. Ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë, ku shënoi dy gola, kurse Marco Asensio një.
Mohamed Salah shënoi një gol të ‘shpresës’ për Liverpoolin, mirëpo nuk rezultoi i tillë.
Real i futet ndeshjes së dytë me shumë epërsi për të shkuar përpara.























