Proserbët në Mal të Zi protestojnë kundër kryeministrit
BKT
Rajoni dhe Bota

Proserbët në Mal të Zi protestojnë kundër kryeministrit

Në Nikshiq ultranacionalistët kanë dalë kundër kërkesës së Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, për shkarkim të Ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposavic.

Në Nikshiq janë ngritur një grup protestuesish që kanë dalë kundër kërkesës së Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, për shkarkim të Ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposavic, pasi ky kishte refuzuar të deklaronte se kishte pasur gjenocid në Srebrenicë.

Leposavic që mohoi gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Bosnje e Hercegovinë në luftat e ndarjes së ish Jugosllavisë, si ministër ka portofolin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Dorëheqja e tij nuk pritet të mbështetet nga partnerët e koalicionit të qeverisë.

Në Nikshiq kishin nisur edhe protestat e nisura nga Kisha Ortodokse Serbe që ju printe Mitropoliti Amfilohije që vdiq nga Covid-19. Ai përflitet si kumbara i koalicionit qeverisës të tanishëm.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota