22:56 / 08.04.2021
Roma mposht Ajaxin në Amsterdam
Roma nuk ka qenë favorit në letër, por në fushë ka folur ndryshe: ia ka dalë ta mposhtë Ajaxin në Amsterdam.
Ndeshja e Europa League ka përfunduar me fitoren e romakëve 1-2.
Davy Klaassen ka shënuar për Ajax, kurse Lorenzo Pellegrini dhe Roger Ibanez për Romën.
Ndeshja ka mundur të mbyllej baraz sikur Dusan Tadic të tregohej i saktë nga pika e bardhë.
Roma futet në ndeshjen e dytë nga një pozicion dukshëm më i favorshëm.























