Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare në drejtim perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të jetë në intervalin nga -6 deri 1 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga tetë deri 17 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla dhe me erë në drejtim verior ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë celsius.

Siç njoftojnë nga Drejtori për Punë Hidrometeorologjike, gjatë periudhës së ardhme moti do të jetë stabil me rritje të temperaturave.