Dje në Maqedoni janë shënuar 21 shkelje të orës policore

Dje në Maqedoni janë shënuar 21 shkelje të orës policore

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 21 shkelje të orës policore.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.