GREQI – 2 747 raste ditore dhe 78 vdekje nga COVID-19

GREQI – 2 747 raste ditore dhe 78 vdekje nga COVID-19

Greqia regjistroi sot 2 747 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me nëntë nga këto të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej, në vend janë konfirmuar 290 964 raste që nga fillimi i pandemisë.

EODY konfirmoi edhe 78 vdekje në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 8 758.

Një total prej 790 pacientësh janë në ventilator në kujdesin intensiv, kurse në pavijone të zakonshme u pranuan 559 pacientë të tjerë me Covid-19.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 79./atsh