Befason Muller, e fton ish-sulmuesin e Bayernit për “ndihmë” ndaj PSG-së
BKT
Sport

Befason Muller, e fton ish-sulmuesin e Bayernit për “ndihmë” ndaj PSG-së

Ndeshja kthyese ndërmjet Paris – Saint – Germain dhe Bayern Munich në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet nesër ku edhe do të mësohet gjysmëfinalisti i parë i kësaj gare.

Në ndeshjen e parë skuadra franceze triumfoi me rezultat 3-2 në një ndeshje shumë të luftuar ndërmjet dy skuadrave dhe kjo lë të hapur gjithçka sa i përket skuadrës që do të kalojë tutje.

Pra nevojitet një përmbysje e rezultatit nga ana e gjigantit bavarez dhe për ta bërë këtë Thomas Muller ka kërkuar “ndihmë” nga ish-bashkëlojtari Arien Robbben.

Veterani holandez i cili momentalisht paraqitet tek skuadra e Groningen iu rikthye fushës së gjelbër pas rikuperimit nga lëndimi dhe e ndau këtë moment me fansat e tij në Twitter ku shkroi:

“Mirë të rikthehem në fushë. Falemnderit për të gjithë mbështetjen.”

Dhe Thomas Muller ishte ai që i bëri një ftesë Robbenit duke i shkruar:

“Arjeeen, rikthimi në kohën e duhur. Eja me ne në Paris si gjoker”.

Natyrisht se kjo ishte në kontekstin e një shakaje ndërmjet dy shokëve dhe ish-bashkëlojtarëve në “Allianz Arena”.