Gashi: Të gjejmë gjuhë të përbashkët për zhbllokimin e Kuvendit

Gashi: Të gjejmë gjuhë të përbashkët për zhbllokimin e Kuvendit

Kretari i Alternativës Afrim Gashi pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev për gjetjen e zgjidhjes së Ligjit për shtetësi tha se sot ka pasur takim që e vlerësoi si pozitiv, transmeton Telegrafi.

“Sot kemi pasur një takim që e vlerësojmë si pozitiv. Gatishmëria për dialog që të gjejmë një zgjidhje, po nuhatet nga ana tjetër se kemi dorë të shtrirë. Nëse ka mirëkuptim për zgjidhje atëherë ne kemi gjetur gjuhë të përbashkët për të gjetur zgjidhje. Kur ne kemi filluar këtë rrugëtim, nuk kemi dashur që dikush të pësojë nga bllokimi jonë. Qëllimi jonë ishte që të kërkojmë zgjidhje dhe besoj se së shpejti do të bëjmë një tekst përfundimtar” tha Gashi.

Ai ju bëri thirrje edhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të punojnë së bashku me opozitën shqiptare, e që të dy palët të zhbllokojnë ligjin për shtetësi.