23:23 / 13.04.2021
CR7 dëshiron largimin nga Juve, sakrifikon pagën për t’u rikthyer te Reali
Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment shumë të mirë te Juventusi, teksa kjo u pa qartë edhe në ndeshjen e së dielës, ku pavarësisht se bardhezinjtë fituan ndaj Genoas, portugezi u largua nga fusha e lojës i mërzitur se nuk shënoi, duke përplasur fanellën në tokë.
Për këtë, nga Spanja kanë nisur të qarkullojnë lajme se sulmuesi dëshiron largimin nga Juve.
Gazeta “AS” raporton sot se portugezi nuk është i lumtur me situatën te Juventusi dhe dëshiron të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.
Madje gjithashtu thuhet se lojtari dëshiron të rikthehet te Reali i Madridit dhe për ta bërë këtë është gati të sakrifikojë pagën, pasi do të pranonte uljen e saj, për të veshur përsëri fanellën e madrilenëve.























