Tetovë dhe Gostivar, 53 qytetarë të gjobitur për mosmbajtje të maskave
BKT
Rajoni dhe Bota

Tetovë dhe Gostivar, 53 qytetarë të gjobitur për mosmbajtje të maskave

SPB Tetovë informon se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të tyre në periudhën (13-14 prill) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 53 persona (TE-30 GV-23), janë përgatitur urdhëra pagese për kundërvajtje, sipas Nenit 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë, transmeton Telegrafi.

Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për 34 persona (TE) dhe 50 persona (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 831 persona (TE-467 dhe GV-364) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar shkelje të vendimeve të lëshuara të izolimit.

Në periudhën prej orës 20:00 më 13 prill deri në 05.00 më 14 prill 2021 në rajonin e SPB Tetovë janë regjistruar 4 (TE) dhe 1 (GV) shkelje të vendimit të qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve – orës policore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota