33 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, infektohen edhe 949 persona
BKT
Rajoni dhe Bota

33 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, infektohen edhe 949 persona

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 33 viktima për shkak të Covid-19. 11 prej viktimave mësohet se janë nga Shkupi, 3 persona nga Manastiri dhe Tetova (40, 65 nga 2 persona nga Kumanova Prilep, Ohri dhe Gjevgjeli dhe nga një në Koçan (58), Shtip, Kavadar, Strugë, Radovish , Dellçevë , Negotinë dhe Berovë.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.610 teste, ndërsa janë regjistruar 949 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 357, Manastir – 85, Kumanovë – 69, Prilep – 43, Veles – 39, Ohër – 36, Tetovë – 34, Strumicë dhe Koçan nga 29, Gostivar – 28, Shtip – 26, Kavadar – 25, Kërçovë – 21, Gjevgjeli – 14, Sveti Nikollë 13, Strugë – 11, Resnja dhe Radovishi nga 10, Dellçev dhe Vinicë nga 9, Negotinë, Berovë dhe Vallandovë nga 7, Kriva Pallankë – 6, Bogdanci – 5, Dibër dhe Makedonski Brod nga 4, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 3, Probishtipi dhe Pehçev nga – 2, Krushevë dhe Demir Kapi nga 1.

Sot janë shëruar 737 pacientë nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 144.111, numri i pacientëve të shëruar është 119.683, numri i vdekjeve është 4.322, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.106.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota