Broja në 10-shen e sulmuesve me statistikat më të mira në Evropë
BKT
Sport

Broja në 10-shen e sulmuesve me statistikat më të mira në Evropë

Erling Haaland padyshim se është një nga talentët e jashtëzakonshëm në futboll. Këtë e tregon edhe ecuria e tij fantastike.

Referuar ecurisë së sulmuesve nën 21 vjeç, në kampionate e tyre, “Transfermarkt” ka evidentuar bomberët e lindur në vitin 2000.

Sulmuesi i Dortmundit kryeson me 21 gola të shënuar në 23 ndeshje që ka zhvilluar në Bundesligë, teksa numëron edhe 6 asiste.

Në këtë renditje, me nëntë gola të shënuar në 25 ndeshje me Vitessen në kampionatin holandez, Broja mbyll renditjen e dhjetë më të mirëve.

19-vjeçari i Kombëtares ka dhuruar edhe dy asiste, duke u bërë krye-golashënuesi i skuadrës së tij holandeze, teksa është i huazuar nga Chelsea dhe po luftojnë për zonën europiane.