08:08 / 15.04.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Në vendet më të larta malore do të ketë kushte për reshje të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, transmeton Telegrafi.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 6 deri 17 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme, meterologët parashikojnë reshje të shiut, kurse në vendet malore borë./























