09:01 / 15.04.2021
Maqedoni: Sot fillon vaksinimi i qytetarëve nën 75-vjeç
Prej sot fillon vaksinimi i qytetarëve nën 75-vjeç, që janë paraqitur në faqen “vakcinacija.mk”, ose nëpërmjet mjekëve amë.
Në sallën “A1 Arena Boris Trajkovski” në Shkup, dje përfundoi vaksinimi i të punësuarve në infrastrukturën kritike. Deri tani janë vaksinuar afër 30 mijë qytetar, përcjell Telegrafi Maqedoni..
Ndryshe, në departamentet infektive ka 1762 pacientë të hospitalizuar, për shkak të COVID-19. Një numër i madh i pacientëve janë në oksigjeno-terapi.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 20.106.























