Maqedoni: 15 shkelje të orës policore
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni: 15 shkelje të orës policore

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (14.04.2021) Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 15 shkelje të orës policore, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar edhe 480 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektimin e masave anti-Kovid si preventiv për parandalimin e përhapjes së Covid-19.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota