Petkovic: Jemi për vazhdim të dialogut me Kosovën me disa kushte
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka thënë se Beogradi do të vazhdojë në insistimin e mbajtjes së dialogut me Prishtinën, sepse e sheh si mënyrën e vetme të një zgjidhje paqësore të çështjeve të hapura, porse parakusht do të jetë implementimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Petkovic deklarimet e tij i ka bërë me anë të një komunikate për media pas një takimi me ambasadorin e Qipros në Serbi, Dimitrios Tefilaktum, të cilit i ka thënë se “serbët në Kosovë po kanë vështirësi”.
Ai i është referuar edhe disa sulmeve fizike të ndodhura në pjesën Veriore të Mitrovicës – për të cilat ende nuk ka versione zyrtare se nga kush dhe për çfarë motive janë shkaktuar.
Ka përmendur edhe Manastirin e Deçanit, kinse si një monument i rrezikuar.
“Gjithashtu është rritur retorika anti-serbe në Prishtinë dhe thirrjet për bashkimin me Shqipërinë dhe këto paraqesin një kërcënim real”, thuhet në deklaratë.
Nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë në dialogun e Brukselit për mos funksionalizimin e tyre pengesë kryesisht ka qenë Serbia – siç është ajo për njohjen e diplomave të të dyja vendeve dhe marrëveshjeve të tjera.