08:14 / 20.04.2021
Mbërrijnë në Maqedoni 10.530 vaksina Pfizer
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se dërgesa e parë e vaksinës “Pfizer” ka arritur këtë pasdite në vendin tonë.
Këto vaksina janë siguruar përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e vaksinës anti-Covid-19.
Bëhet fjalë për 10.530 doza të vaksinës “Pfizer”, të cilat nga e mërkura do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në vend, ku vaksinimi po zhvillohet në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Imunizimit të Popullsisë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.























