Petkovic mohon se Serbia ka shkruar dokumentin për ndryshimin e kufijve
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, ka thënë se letra jo zyrtare për ndryshimin e kufijve nuk është një dokument i Serbisë, prandaj presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk duhet të të gjykohet në lidhje me këtë.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, ka thënë se letra jo zyrtare për ndryshimin e kufijve nuk është një dokument i Serbisë, prandaj presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk duhet të të gjykohet në lidhje me këtë.
“Ne nuk e kemi shkruar, dhe as kemi ndonjë lidhje me të, por është e çuditshme që Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po sulmohet në këtë drejtim”, ka thënë Petkoviç, raporton gazeta serbe Tanjug.
Lidhjen e tij me pretendimet “Non-paper”, mbi ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor e ka mohuar edhe Vuçiç.
Ai në një intervistë për Face TV kishte thënë se “unë nuk e kam parë letrën”.
Ndërkaq portali slloven Necenzurirano kishte publikuar përmbajtjen e ‘Non-paper’ të pa titulluar, pa nënshkrim dhe të shkruar në anglisht, të cilin e publikuan shumë media të tjera në Ballkan.
Sipas këtij dokumenti ishte propozuar ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovinës.
Çështja e ndryshimit të kufijve ka qenë aktuale në verën e vitit 2018, kur ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimeve me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, proklamonte idenë për “korrigjimin e kufirit” në kuadër të marrëveshjes mes të dyja vendeve. Mirëpo kjo ide u zbeh pas një viti për shkak të kundërshtimeve të mëdha.























