Maqedoni, me vendim të Qeverisë ndërpriten punimet në Konjare të Poshtme
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni, me vendim të Qeverisë ndërpriten punimet në Konjare të Poshtme

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e RMV-së miratoi vendimin ndërprerje të njëanshme të Marrëveshjes së Koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – rërës dhe zhavorrit në fshatin “Konjare e Poshtme”, komuna Petrovecit”, deklaroi Muhamet Hoxha, transmeton Telegrafi.

Sipas tij ky vendim bazohet në inspektimin e kryer nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor me të cilën është vërtetuar se koncesioneri nuk iu është përmbajtur masave për mbrojtjen e ambientit jetësorë të përcaktuara në rregulloret përkatëse.

“Gjegjësisht shfrytëzimi i lëndës së parë minerale u krye jashtë brezit të bregut në një gjerësi prej 50 metrash të ujit pesëdhjetëvjeçar në rrjedhën e parregulluar të ujit të lumit Pçinja”, tha Hoxha.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota